Ky trend i papritur i “këpucëve të gabuara” po pushton internetin

Ky trend i papritur i “këpucëve të gabuara” po pushton internetin

08:02, 03/08/2023

Kur mendoni për stilimin e çizmeve të viteve të 90-ta, mund t’ju bie në mend që t’i kombinoni ato me një xhaketë lëkure, pantallona të gjata apo edhe xhinse të errëta.

Por nuk do të prisnit t’i shihnit këto lloj çizmesh me një fustan mëndafshi ngjyrë bezhë ose një fustan veror. Megjithatë, sipas stilistes së Katie Holmes, Allison Bornstein, “këpuca e gabuar” është pikërisht ajo që ju nevojitet për ta bërë veshjen e duhur.

Siç sugjeron ajo, kjo lloj këpuce nuk përshtatet tradicionalisht me pjesën tjetër të veshjes suaj, por përfundon duke e bërë veshjen tuaj më interesante, shkruan Indianexpress.

Edhe pse të famshëm si Cardi B e kanë përdorur teorinë e ‘këpucës së gabuar’ për një kohë të gjatë, ajo së fundmi ka fituar popullaritet në mediat sociale me videot e TikTokut që përshkruajnë teorinë. Në vend që të zgjidhni një palë pantofla për t’i kombinuar me një set të lezetshëm pizhamesh me dy pjesë, stilojini ato me taka. Dhe nëse vishni një kostum të qepur, visheni atë me atlete të thjeshta.

Përsosja e tendencës së ‘këpucës së gabuar’, ka të bëjë me shtimin e një elementi befasues në veshjen tuaj. Ju gjithashtu mund ta ndryshoni atë me modele të papërputhshme si dhe kombinime të papritura ngjyrash.

Frymëzoni nga të famshmit tuaj të preferuar për të ndjekur trendin e ‘këpucës së gabuar’.

Cardi B shihet duke mbathur këpucë me taka DSquared2 me një fund portokalli dhe kombinim të sipërm. Kjo veshje ka shumë elementë të papritura si bashkimi i këpucëve me platformë dhe thembra që krijon një këpucë unike.


Priyanka Chopra e ka përdorur këtë trend të papritur të këpucëve në shumë raste. Këtu ajo ka veshur një veshje tërësisht gri me çizme lëkure të bardha me taka.

Modelja, autorja dhe aktorja amerikane Emily Ratajkoëski është parë e veshur me çizme kauboj me një fustan Burberry. Këto çizme të modës kauboj po bëjnë një rikthim të madh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco