E dëshmojnë edhe vajzat VIP! Çizmet në verë, njësoj chic sa sandalet!

E dëshmojnë edhe vajzat VIP! Çizmet në verë, njësoj chic sa sandalet!

18:28, 02/08/2023

Çizme në verë? Po është e mundur, madje janë edhe një alternativë për të qenë chic dhe shumë stil. Besojeni ose jo, por ideja e çizmeve në verë nuk është aq radikale sa duket, edhe kur temperaturat janë tejet të larta.

Sepse në fund të fundit të gjithëve na pëlqen pak vëmendje, aq më tepër që për ata që ndjekin modën, duhet ta dinë që të veshësh çizme në verë është një trend IN i momentit. Vera 2023 i thotë PO siluetës së nje çizmeje dhe duket se emrat e njohur VIP në Shqipëri nuk kanë pritur me gjatë, por janë përshtatur menjëherë me trendin e guximshëm të stinës së nxehtë.

Kur temperaturat rriten, siluetat klasike të çizmeve me ngjyra më të çelura dhe materiale më të buta janë një opsion i preferuar, modern dhe pse jo shumë i përshtatshëm edhe në stinën më të nxehtë të vitit.  

Së fundmi çizmet po gjejnë gjithmonë e më tepër përdorim në garderobat e Pranverë/Verë, ndonëse të përshtatura për stinën. Sa i përket ngjyrave që përdoren më së shumti tek çizmet për këtë sezon janë e bardha, pudra, xhins dhe karamel që janë nuanca të njohura për verën e vitit 2023.

Nëse ende nuk e keni një ide se si mund t’i vishni një palë çizme, edhe në temperature të larta vajzat e famshme ju tregojnë disa mënyra.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco