Këto 4 shenja luajnë rolin e mamit në çdo grup shoqëror

Këto 4 shenja luajnë rolin e mamit në çdo grup shoqëror

16:13, 02/08/2023

Çdo grup shoqëror e ka një person që luan rolin e mamit, i këshillon të mos e teprojnë me alkoolin, të mos hanë shumë ëmbëlsira, të marrin pasaportën me vete në udhëtime, të organizohen, madje edhe i mbulon gjatë natës. Me shumë gjasa, “mami” i grupit shoqëror i përket njërës prej këtyre shenjave:
 
Gaforrja

Si një shenjë uji, Gaforrja njihet për faktin që është shumë e ndjeshme dhe përkujdeset për këdo. Gaforrja ka një natyrë të butë dhe është gjithnjë pranë miqve, për t’i ndihmuar dhe për t’u siguruar që janë rehat dhe të ndihen të sigurt.
 
Virgjëresha

Virgjëresha studion me vëmendje çdo detaj dhe pëlqen perfeksionin, ndaj si një mami, të zgjon në orarin e duhur, organizon gjithçka për një festë, darkë, apo udhëtim dhe ia del të përmbushë nevojat dhe dëshirat e miqve. Virgjëresha është ajo që të pyet 200 herë: “A e more pasaportën? Po SPF? I ke kthyer lekët në euro?”.
 
Peshorja

Peshorja është shenja e balancës, ndaj është si një mama që thotë fjalën e fundit se kush ka dhe kush s’ka të drejtë. Kjo shenjë luan rolin e ndërgjegjjes në grupin shoqëror dhe rregullon marrëdhëniet kur ka hatërmbetje mes miqve.
 
Bricjapi

Bricjapi është personi i parë që vrapon për të marrë snacks, për të gjetur ilaçe për dhimbjen e kokës, apo për të porositur pica, kur miqtë ia kërkojnë. Nga ana tjetër, punon shumë, motivohet nga paraja dhe i mbështet emocionalisht dhe financiarisht njerëzit që ka për zemër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco