Gara e qenve në Venezuelë që synon mbështetjen e strehimoreve

Gara e qenve në Venezuelë që synon mbështetjen e strehimoreve

09:14, 01/08/2023

Më shumë se 150 qen të veshur me shalle shumëngjyrëshe në qafë, morën pjesë në një garë në kryeqytetin e Venezuelës së bashku me pronarët e tyre.

Pronarët dhe kafshët e tyre shtëpiake vrapuan për katër kilometra përgjatë Karakasit lindor në edicionin e dytë të garës ‘Dog Running’, transmeton klankosova.tv.

Nën kolapsin e zgjatur ekonomik të Venezuelës, shumë prej tyre kanë lënë kafshët shtëpiake në strehimore ose i kanë braktisur në rrugë. Nga inflacioni i madh të ardhurat e familjeve janë goditur rreth 400%, duke e bërë me të vështirë për pronarët e kafshëve shtëpiake.

“Në çdo edicion të garës  ne mbështesim strehimoret që kanë marrë kafshë nga rrugët në situata të pasigurta,” tha Andreina Nedjme, organizatore e ngjarjes, citon reuters, transmeton klankosova.tv.

Të gjithë pjesëmarrësit e garës paguan 30 dollarë për të vrapuar me kafshët e tyre shtëpiake, duke synuar t’u japin atyre një cilësi të mirë jete ndërsa ata presin për një familje, shtoi Nedjme.

Vrapuesit e intervistuar në periferi të garës thanë se ishin të lumtur të konkurronin me kafshët e tyre shtëpiake, duke vënë në dukje se aktivitete të tilla duhet të inkurajohen më shumë në qytet.

Gara u organizua për të kërkuar mbështetje për strehimoret e kafshëve.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco