102-vjeçarja jep mësime noti për më shumë se gjysmë shekulli

102-vjeçarja jep mësime noti për më shumë se gjysmë shekulli

08:25, 27/07/2023

Një grua 102-vjeçare në Oregon ka dhënë mësime noti për më shumë se gjysmë shekulli në komunitetin e saj.

Disa herë në javë, Peggy Konzack, ndihmon foshnjat nga 6 muajsh deri në 3 vjeç të mësohen me ujin në YMCA në zonën e saj.

“Është vetëm një gëzim në jetën time. Unë jam duke luajtur me ta. Unë nuk jam duke punuar”, shpjegoi ajo.

Konzack ka thënë se ajo ka një stil mësimdhënieje që u formua 54 vjet më parë, dhe në moshën 102- nuk ka plan të ndalet.

“Jam e frymëzuar të zgjohem në mëngjes, të bëhem gati,” tha ajo.

Ajo e ka bërë këtë punë shumë gjatë sa ka mësuar edhe gjenerata të shumta të të njëjtave familje.

Në ditët që nuk jep mësim, Konzack noton 10-12 xhiro në pishinë. Ajo e vlerëson jetëgjatësinë e saj me një dietë të pastër në ushqim, si dhe qëndruar aktive me aktivitet, shkruan WITN

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco