50 delfinë të ngordhur në det në Australi, 'luftë' për shpëtimin e 400 të tjerëve

50 delfinë të ngordhur në det në Australi, 'luftë' për shpëtimin e 400 të tjerëve

16:33, 26/07/2023

Të paktën 50 delfinë të zinj kanë ngordhur disa orë pasi u lanë në një plazh në Australinë Perëndimore. Autoritetet vendase bëjnë me dije se po luftojnë për të shpëtuar 400 të tjerë.

Shkencëtarët nuk i kuptojnë plotësisht arsyet e kësaj pamjeje dramatike.

“Ne ende nuk e dimë pse balenat kanë ngordhur,” i tha AFP Bec Wellard, një shkencëtar i gjitarëve detarë me programin Orca. “Ende nuk e dimë pse. Nëse do ta dinim, ndoshta mund të bënim më shumë për t’i parandaluar ato.”

Ndërkohë, qindra vullnetarë po punojnë për të shpëtuar delfinët e tjerë dhe sapo të jenë të fortë do të nxirren në det sërish.

Nuk është e pazakontë që delfinët e zinj të dallohen në brigjet e Australisë dhe Zelandës së Re. Tetorin e kaluar, rreth 500 delfinë të zinj ngordhën kur në ishujt Chatham në Zelandën e Re.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco