Pamje të jashtëzakonshme, formohet një re stuhie në formë cunami në Indi

Pamje të jashtëzakonshme, formohet një re stuhie në formë cunami në Indi

23:45, 13/07/2023

Një re stuhie spektakolare që i ngjan një cunami u shfaq mbi një qytet në veri të Indisë, derisa rajoni përballet me reshje të forta shiu.

Formimi i madh i reve erdhi pasi musonët kanë goditur zonat si Haridwar, Uttarakhand, derisa janë dhënë paralajmërimet e motit për reshje të forta.

Fenomeni i çuditshëm njihet si ‘re rafti’ ose ‘re arcus’.

Departamenti Meteorologjik i Indisë (IMD) ka parashikuar se shteti do të ketë reshje të dendura shiu gjatë tre ditëve të ardhshme dhe priten stuhi gjatë gjithë javës.

Autoritetet iu kanë bërë thirrje njerëzve të shmangin udhëtimet e panevojshme në zonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco