6-vjeçarja heroinë që shpëtoi dy herë nënën që kishte bërë transplant zemrën

6-vjeçarja heroinë që shpëtoi dy herë nënën që kishte bërë transplant zemrën

20:49, 03/07/2023

Një nënë skoceze, e cila i është nënshtruar një transplanti në zemër, rrëfen për mediat britanike se si vajza e saj 6-vjeçare i shpëtoi jetën dy herë duke përdorur Alexan.

Emma Anderson, nga Glasgoë, ishte 15 vjeç kur u diagnostikua me kardiomiopati hipertrofike.

Që në moshë të re, vajza e saj Darcey e dinte se mamaja e saj kishte një “zemër të sëmurë” dhe se  duhet të thërriste për ndihmë për Alexan kur ajo do të ndihej keq.

Tashmë, Darcey e ka përdorur altorpalantin inteligjent dy herë për të ngritur alarmin kur nëna e saj 27-vjeçare nuk ishte mirë.

“Unë e vendosa Alexa-n në mënyrë që nëse humbja vetëdijen ose nuk ndihesha mirë, gjithçka që ajo duhej të bënte ishte të thoshte, ‘Alexa, telefono për ndihmën’, dhe kjo do të thërriste nënën time që jeton afër qoshes,” tha Emma Anderson.

“Deri tani asaj i është dashur të përdorë Alexa-n disa herë, madje njëherë ajo lajmëroi një ambulancë vetë. Jam shumë krenare për të, ajo është një superstar i vogël”, tregon nëna.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco