FOTO/ Avioni komercial bën fluturimin e parë të suksesshëm hapësinor

FOTO/ Avioni komercial bën fluturimin e parë të suksesshëm hapësinor

20:31, 29/06/2023

Aeroplani ‘Virgin Galactic’ ka bërë sot testin e parë që ka rezultuar i suksesshëm, duke i dhënë kështu një hov të ri shpresave për të dërguar njerëzit në hapësirë.

Kjo provë është një moment historik për Virgin Galactic, i cili u themelua nga Richard Branson në 2004 me qëllimin për të ofruar fluturime komerciale në hapësirë, një arritje e kompletuar pas 20 vitesh dhe që pritet të jetë gur themeli për historinë njerëzorë.

Ekuipazhi në bordin e aeroplanit festuan me grusht në momentin kur u larguan nga atmosfera e Tokës dhe u ngjitën në skajin e hapësirës, teksa ndanë copëza lumturie nga brenda mjetit fluturues.

Image

Misioni 90-minutësh u ngrit nga Spaceport America në New Mexico rreth orës 8:30 të mëngjesit me kohën lokale. Avioni-raketë, i njohur si Unity, ishte i lidhur me një anije mëmë, një avion transportues i quajtur VMS Eve.

Eva është një lloj aeroplani transportues që ngjiti Unity mbi sipërfaqen e Tokës për ta lëshuar më pas atë në hapësirë.

Ekuipazhi ku bëjnë pjesë studiuesi italian Walter Villadei dhe instruktori i i kompanisë Colin Bennett mbante gjithashtu një flamur italian në kabinë.

Gjithashtu në bord për udhëtimin epik ishin Pantaleone Carluçi dhe nënkoloneli Angelo Landolfi.

Image

 ‘Mirë se erdhët në hapësirë, astronautë’, tha Sirisha Bandla e Virgin Galactic në një transmetim të drejtpërdrejtë.

Misioni, i quajtur Galactic 01, u rikthye në pistën e New Mexico në orën 11:50.

Ndryshe nga rivalët e Branson, Elon Musk dhe Jeff Bezos, ky fluturim nuk u drejtua nga individë të pasur apo të famshëm që shpenzojnë qindra mijëra deri në miliona dollarë për përvojën.

Fokusi i misionit Galactic 01 ishte testimi i 13 eksperimenteve në gravitetin zero, të cilat mblodhën të dhëna biometrike, matën performancën njohëse dhe regjistruan sesi disa lëngje dhe lëndë të ngurta përzihen në kushte mikrograviteti.

Kostoja për biletat e ardhshme për njerëzit e zakonshëm fillimisht ishte parashikuar në 250,000 dollarë secila, megjithëse Virgin Galactic së fundmi e ngriti çmimin në 450,000 dollarë. /A2CNN

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco