Studim: Flokët kaçurrela avantazh evolucionar i trurit, mbrojnë kokën nga rrezatimi diellor

Studim: Flokët kaçurrela avantazh evolucionar i trurit, mbrojnë kokën nga rrezatimi diellor

15:29, 29/06/2023

Flokët kaçurrela luajnë një rol më të rëndësishëm se thjeshtë të bukur për tu parë.

Kaçurrelat mund të jenë avantazh evolucionar në zhvillimin e trurit njeriut, sipas një studimi të ri.

Truri është një organ shumë i rëndësishëm dhe i ndjeshëm ndaj nxehtësisë, ai gjeneron gjithashtu shumë nxehtësi,” shpjegon Tina Lasisi , aktualisht një studiuese postdoktorale në antropologjinë biologjike në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë.

Flokët e dredhur e mbrojnë më mirë kokën nga rrezatimi diellor, tregon studimi i ri, dhe nuk shtrihen në lëkurë kur janë të lagur, që në kushte të nxehta mund t’i bëjë njerëzit të djersiten.

Ky studim u mbështet në një eksperiment, ku një manekin i ngrohur në temperaturën e trupit 95 gradë, u vendos një dhomë që i mundësonte studiuesve të vlerësonin nxehtësinë e transferuar mes lëkurës së saj dhe mjedisit përreth.

Në manekin u vendosën tre paruke të ndryshme, një me flokë të drejta, një me kaçurrela të lehtë dhe një me kaçurrela më të theksuara, në mënyrë që studiuesit të mund të vlerësonin teksturën e flokut dhe se si ndikon ajo tek nxehtësia e lëkurës së kokës.

Ata mësuan se të gjitha llojet e flokëve jepnin njëfarë mbrojtjeje nga dielli, por flokët kaçurrela jepnin mbrojtjen më të mirë dhe minimizuan nevojën për të djersitur.

“Qimet e kokës janë… një mekanizëm i mundshëm pasiv që na shpëton nga kostoja fiziologjike e djersitjes. Djersitja nuk është falas—ju jeni duke humbur ujë dhe elektrolite. Dhe për paraardhësit tanë hominin kjo mund të kishte qenë e rëndësishme.”– tha Tina Lasisi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco