Një zbulues rumun krijon ekzoskelet me pjesë të ricikluara nga veturat

Një zbulues rumun krijon ekzoskelet me pjesë të ricikluara nga veturat

15:24, 29/06/2023

Një zbulues rumun ka arritur të ndërtojë ekzoskelet i cili u ndihmon njerëzve të hendikepuar të lëvizin. Për dallim nga prodhimet e ngjashme në botë, ky ekzoskelet u krijua duke përdorur pjesë të ricikluara të veturave.

Laurentiu Miron nga Rumania ka arritur të krijojë një ekzoskelet i cili i ndihmon personave me dëmtime të rënda të kurrizit apo vuajnë nga probleme të sistemit qendror nervor të lëvizin pa ndihmën e askujt.

Edhe pse, në botë, ekzistojnë ekzoskeletë të tillë, zbulimi i Miron ka tërheq vëmendje pasi që është tërësisht i ndërtuar prej pjesëve të recikluara të veturave.

Zbuluesi ka thënë se ka vendosur ta bëjë një gjë të tillë për të krijuar një mjet mjekësor i cili do të jetë i përballueshëm për këdo.

Vet Miron thotë se idenë e ka pasur qe një kohë të gjatë por nuk ka ditur si ta realizoj. Ai, në moshën 50-vjeçare regjistroi fakultetin e inxhinierisë dhe pasi e përfundoi me sukses, e krijoi ekzoskeletin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco