Njeriu më i pasur në botë humbi mbi 10 miliardë euro në një ditë

Njeriu më i pasur në botë humbi mbi 10 miliardë euro në një ditë

14:55, 24/05/2023

Njeriu më i pasur në botë, pronari i prodhuesit francez të mallrave luksoze LVMH, Bernard Arnault, humbi 10.39 miliardë euro në një ditë.

Arnault thuhet se e humbi atë shumë të martën, pas një rënie të konsiderueshme të çmimeve të aksioneve.

Tregjet e aksioneve në SHBA janë në rënie dhe në veçanti sektori i mallrave luksoze po shënon humbje.

Aksionet e kompanisë Louis Vuitton ranë me 5.0 për qind, kurse të kompanisë Kering, pronare e Gucci, me 2.97 për qind.

Bernard Arnault është ende njeriu më i pasur në botë, dhe pasuria e tij vlerësohet në 178.12 miliardë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco