Fansja nxjerr në shitje ujin e shiut të mbledhur në koncertin e Taylor Swift

Fansja nxjerr në shitje ujin e shiut të mbledhur në koncertin e Taylor Swift

16:09, 23/05/2023

Besojeni ose jo, një fanse ‘e çmendur’ pas Taylor Swift ka nxjerrë në shitje një shishe me ujë shiu, që e ka mbledhur në koncertin e këngëtares amerikane në Massachusetts.

Çmimi që fansja i ka vendosur ujit që mblodhi gjatë stuhisë do të kushtojë 250 dollarë, për të gjithë ata që duan ta vlejnë.

Të dielën, një foto u shpërnda në llogarinë e Instagram të ‘Only In Boston’ që tregon listën e shisheve me ujë që kanë dalë në shitje.

Tentativa e guximshme për të bërë para në këtë formë, vjen vetëm disa javë pasi një tjetër fans i Taylor Swift u përpoq të shiste lentet e kontaktit, që kishte përdorur gjatë këtij koncerti, për 10,000 dollarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco