Këto janë ndryshimet e çuditshme që ndodhin në trupin e një gruaje shtatzënë

Këto janë ndryshimet e çuditshme që ndodhin në trupin e një gruaje shtatzënë

09:24, 19/05/2023

Të vjellurat në mëngjes dhe dëshira për disa ushqime që ndodhta nuk i keni pasur të preferuara më parë, janë dy nga simptomat më të zakonshme të shtatzënisë.

Por, një profesor dhe drejtor i Qendrës Klinike të Mësimit të Anatomisë në Universitetin Lancaster, Adam Taylor, ka treguar edhe disa ndryshime të çuditshme që ndodhin gjatë kësaj periudhe tek gratë.

“Hunda mund të duket ndryshe për shkak të rritjes së konsiderueshme të hormoneve. Një prej tyre është estrogjeni, i cili relakson enët e gjakut në të gjitha indet e trupit dhe kështu lejon më shumë gjak në indet e hundës. Kjo mund të bëjë që ajo të zgjerohet dhe të ndryshojë formën, duke u dukur më e madhe dhe më e fryrë se sa para shtatzënisë”, u shpreh ai.

Ai është shprehur ky është një ndryshim i përkohshëm dhe pas shtatzënisë, hunda do të kthehet në formën normale, shkruan The Sun.

Taylor tha se pos ndryshimit në hundë, ndryshime mund të ketë edhe në zemër, për të cilënai  tha se pompon shumë më shumë gjak në kohën e shtatzënisë.

“Zemra juaj do të duhet të punojë shumë më shumë për të pompuar më shumë gjak rreth trupit tuaj dhe të vogëlushit tuaj, duke rrahur deri në tetë herë më shumë në minut”, ka thënë ai.

Taylor gjithashtu tregoi se ndryshime gjatë shtatzënisë mund të ketë edhe në ngjyrën e lëkurës, sidomos  rreth syve, hundës, mjekrës dhe buzëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco