Hyni brenda hapësirës ku njerëzit do të përgatiten për jetë në Mars

Hyni brenda hapësirës ku njerëzit do të përgatiten për jetë në Mars

23:59, 16/04/2023

Agjencia Kombëtare Aeronautike dhe Hapësinore (NASA) e Shteteve të Bashkuara të Amerikës planifikon që të dërgojë astronautë në Mars, dikur në vitet e 2030-ta, por para se të parët të shkojnë në Planetin e Kuq, ajo do t’i vëzhgojë efektet e qëndrimit të një ekuipazhi prej katër personash në një mjedis të simuluar marsian për rreth një vit.

E vendosur në Qendrën Hapësinore Johnson të NASA-s, në Hjuston të Teksasit, Analogu i Eksplorimit të Shëndetit dhe Performancës së Ekuipazhit (CHAPEA) është një strukturë e printuar tredimensionale me katër dhoma të vogla gjumi, dy banja, një zonë pune ngjitur me një stacion robotësh dhe një dhomë ushtrimesh, një dhomë mjekësore dhe një zonë të jashtme ranore, ku janë vendosur instrumente të ndryshme, për të imituar sipërfaqen e Marsit./REL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco