8 shenjat që tregojnë se keni përballë një psikopat

8 shenjat që tregojnë se keni përballë një psikopat

13:06, 15/04/2023

1-Nuk kanë emocione.

Sipas psikologut Scott Bon, psikopatët janë të paaftë të dallojnë trishtimin tek fytyrat e njerëzve të tjerë, por mund të imitojnë përgjigje emocionale. Kur kuptojnë se dikush është i trishtuar, e ngushëllojnë ose e përqafojnë, por asnjë emocion nuk dallohet në fytyrën e tyre.

2-Flenë shumë pak.

Disa studime tregojnë se personat psikopatë flenë më pak se njerëzit e tjerë (4-6 orë në ditë), kjo sepse ata janë vazhdimisht të shqetësuar dhe e kanë të pamundur të qetësohen dhe të flenë mirë. Dhe nuk ndihen emocionalisht të lodhur kur s’flenë mjaftueshëm.

3-Iu pëlqen t’i bënë të tjerët të ndihen fajtorë.

Psikopatët s’e pranojnë kurrë fajin. Ata i ndryshojnë fjalët e të tjerëve dhe e paraqesin situatën në mënyrë të tillë që bëjnë fajtorë njerëzit e tjerë. Për shembull një psikopat mund t’ju akuzojë si person shumë xheloz edhe pse ka flirtuar dukshëm me partnerin tuaj.

4-Janë karizmatikë dhe duan qendrën e vëmendjes.

Janë sharmantë dhe iu pëlqen të jenë nën dritën e vëmendjes. Ashtu si aktorët veshin një maskë që i bën të duken miqësore dhe në këtë mënyrë fitojnë besimin e të gjithëve. Por ata thjesht dëshirojnë pëlqimin tuaj në mënyrë që t’ju manipulojnë në të ardhmen.

5-Mund të jenë shumë narcizë.

Në çdo situatë ata do të bëjnë çka është e mirë për ta. Ata mund të tregojnë arritjet e tyre dhe t’u kujtojnë të tjerëve dështimet. Kjo i bën të duken më mirë dhe të tërheqin më shumë vëmendje.

6-Gënjejnë për çdo gjë.

Psikopatët gënjejnë për t’i manipuluar të tjerët dhe për të marrë atë që dëshirojnë. Kanë një justifikim në çdo situatë. Madje janë krenarë kur gënjejnë me sukses dhe nuk shqetësohen nëse dikush e kupton që ishte gënjeshtër.

7-Janë të papërgjegjshëm.

Nuk e vënë re kurrë që mund të ketë diçka të gabuar në sjelljen e tyre. E mohojnë përgjegjësinë për veprimet e tyre dhe pasojat. Menjëherë do të gjejnë dikë tjetër që ta bëjnë përgjegjës për një situatë në të cilën ata s’kanë mundur të bëjnë asgjë.

8-I thyejnë vazhdimisht rregullat.

Është një nga qasjet më të zakonta të psikopatisë. Psikopatët janë shumë narcistë dhe nuk iu binden rregullave sepse mendojnë se i dinë gjërat më mirë se ligji. Thyejnë rregullat dhe inkurajojnë viktimat e tyre të marrin përgjegjësitë në shpatullat e tyre.

Kujdes

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco