Është baba i 12 fëmijëve, por Nick Cannon nuk i mban mend emrat e të gjithëve

Është baba i 12 fëmijëve, por Nick Cannon nuk i mban mend emrat e të gjithëve

09:33, 14/04/2023

Nick Cannon është aktor, komedian, këngëtar dhe jo vetëm kaq, teksa ka një karrierë të gjatë e të suksesshme në Hollywood, megjithatë më së shumti, sidomos këto vitet e fundit, njihet më tepër si babai i 12 fëmijëve.

Ai ka 12 vajza e djem me 6 gra të ndryshme, por edhe pse njihet si një baba i përkushtuar dhe që përmbush të gjitha detyrimet e tij, mesa duket kur vjen puna për emrat e fëmijëve, nuk i mban mend të gjithë. 

Kështu, Cannon la pa përmendur Onyx Ice Cole, edhe pse tha se nuk kishte përfunduar ende por ishte e qartë që për një moment i doli nga mendja.

Onyx Ice Cole Cannon është fëmija i tij i 9-të, që erdhi në jetë në shtator 2022, me modelen LaNisha Cole.

Fakti që harroi një emër, nuk është kritikuar edhe aq në rrjet, duke qenë se janë plot 12.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco