Papa Françesku pro aplikacioneve për takime: Është normale dhe është shumë mirë

Papa Françesku pro aplikacioneve për takime: Është normale dhe është shumë mirë

09:48, 13/04/2023

Dhjetë të rinj nga e gjithë bota u takuan  në Romë me Papa Françeskun, me qëllim që të bisedojnë dhe t’i përcjellin shqetësimet kryesore të brezit të tyre. Ajo që i pret është një takim i paprecedentë, një bisedë kokë më kokë dhe një ngjarje unike. Në këtë fjalim, të udhëhequr nga pyetjet e vetë të rinjve, u përmenden çështje kaq të rëndësishme për rininë e sotme.

Papa Françesku pak para problemeve të tij shëndetësore u bëri përshtypje të rinjve me përgjigjet që ai dha, si imazhi i tij pozitiv për marrëdhëniet seksuale dhe përdorimi i aplikacioneve për takime.

 “Seksi është një nga gjërat e bukura që Zoti u dha njerëzve”, është një nga deklaratat e Papës në dokumentarin e publikuar së fundmi.

Lidhur me pornografinë dhe masturbimin, kreu i Kishës Katolike globale u përgjigj: “Dashuria nuk ka të bëjë fare me pornografinë. Të shprehesh seksualisht është një gjë e pasur. Çdo gjë që zvogëlon një shprehje të vërtetë seksuale ju pakëson, ju bën të pjesshëm dhe pakëson atë pasuri. Seksi ka dinamikën e vet. Ekziston për një arsye. Është një shprehje dashurie”.

Më në fund, kur Papa Françesku u pyet për aplikacionet e takimeve si Tinder, ai tha: “Është normale. Të rinjtë kanë këtë dëshirë për t’u njohur me njëri-tjetrin dhe kjo është shumë mirë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco