Një 37-vjeçar thyen penisin, mjekët: I ngjante një patëllxhani

Një 37-vjeçar thyen penisin, mjekët: I ngjante një patëllxhani

08:15, 11/04/2023

Një 37-vjeçar nga Indonezia e ka thyer penisin e tij, teksa po kryente marrëdhënie seksuale me partneren e tij.

Ai u paraqit në spital me penis të fryrë, të mavijosur dhe të gjakosur, ku mjekët thanë se i ngjante një patëllxhani.

37-vjeçari u tha mjekëve se kishte dëgjuar një tingull kërcitjeje gjatë seksit, e ndjekur nga një dhimbje e mprehtë dhe një paaftësi për të urinuar, shkruan The Sun.

Mjekët zbuluan se ai kishte thyer penisin dhe kishte dëmtuar tubin përmes të cilit urina largohet nga trupi.

Ai u dërgua me urgjencë për ndërhyrje kirurgjikale, ku u riparuan dëmet dhe mjekët bën të ditur se brenda një muaji pas operacionit, burri kishte një shërim të plotë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco