Pesë modelet e xhinseve që do të shënojnë stinën e pranverës

Pesë modelet e xhinseve që do të shënojnë stinën e pranverës

12:26, 23/03/2023

Pyetjes se cilat modele xhinsesh do të kenë popullaritet të madh në sezonin pranveror, iu përgjigj ekspertja e xhinseve Costanca Lombardi, nga dyqani luksoz i modës Browns and Denim dhe themeluesja e markës londineze I AND ME, Jessica Gebhart.

Sipas Lombardit, xhinset në ngjyrën blu klasike do të jenë gjithmonë në modë dhe, për rrjedhojë, investimi më fitimprurës.

Lombardi i sheh në frymën e viteve ‘90 versionet me bel dhe këmbë të drejta, si dhe modelet e xhinseve të zeza, si modelet më të pëlqyera të stinës së pranverës.

Siluetat klasike të xhinseve me këmbë të gjera apo të ngushta nuk do të dalin kurrë nga moda dhe do të përshtaten në mënyrë të përsosur në ‘stilin e të gjithëve’, thotë ekspertja britanike e xhinseve, por këshilla e saj e zgjuar, kur vjen puna për të blerë xhinse, është që së pari të keni parasysh përbërjen e tyre…
 
Xhinset që do të shënojnë stinën e pranverës:

Modele me këmbë të drejta në frymën e viteve ’90

Xhinse të zeza

Xhinse në frymën e veshjeve monokromatike


Xhinse të gjera
 

Xhinse në formë zileje

 
 
 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco