Bill Gates: ChatGPT, risia më e rëndësishme për momentin

Bill Gates: ChatGPT, risia më e rëndësishme për momentin

23:32, 17/02/2023

Përmirësimet në inteligjencën artificiale janë risia më e rëndësishme për momentin, tha filantropisti miliarder Bill Gates.

“Kjo do të ndryshojë botën tonë. ChatGPT mund të përmirësojë efikasitetin e zyrës, duke hartuar fatura dhe letra, tha Gates në një podcast me gazetën gjermane, Handelsblatt.

Microsoft njoftoi këtë javë se motori i tij i kërkimit Bing do të mundësohet pjesërisht nga teknologjia ChatGPT AI. Edhe Google gjithashtu njoftoi së fundmi Bard, konkurrentin e ChatGPT.

Në hapësirat e kujdesit shëndetësor dhe arsimit, tha Gates, AI mund të përmirësojë efikasitetin dhe të përmirësojë ndjeshëm rezultatet.

“Përparimi gjatë dy viteve të ardhshme për t’i bërë këto gjëra edhe më të mira do të jetë i madh,” tha Gates.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco