Kujdes! Në këtë qytet beqaria ju kushton shumë shtrenjtë

Kujdes! Në këtë qytet beqaria ju kushton shumë shtrenjtë

20:58, 17/02/2023

Qyteti i Nju Jorkut është shënuar si vendi më i shtrenjtë për të jetuar si beqar, sipas një studimi të ri nga firma e pasurive të paluajtshme Zillow.

E vërteta therëse, thotë studimi, është se beqarët paguajnë mesatarisht 19,500 dollarë më shumë në të gjitha bashkitë në vit për një dhomë gjumi, krahasuar me dikë që jeton me një partner në të njëjtën zonë.

Në Manhatan, kjo shifër rritet edhe më shumë, në 24,000 dollarë duke e bërë atë bashkinë më të shtrenjtë.

San Francisko, i cili gjithashtu njihet prej kohësh si një qytet me çmim të lartë, vjen në vendin e dytë me një “taksë beqarësh” prej 14,000 dollarësh për një apartament me një dhomë gjumi.

Ndërkohë, partnerët që jetojnë së bashku në New York City do të kursejnë mesatarisht 39,000 dollarë në vit.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco