FOTO/ I burgosuri bolivian maskohet si dele për t'u arratisur nga burgu

FOTO/ I burgosuri bolivian maskohet si dele për t'u arratisur nga burgu

11:32, 16/02/2023

Një burrë që vuante një dënim me 15 vjet burg për vrasje nga pakujdesia në Bolivi , doli me një plan origjinal për t'u arratisur nga burgu i tij i sigurisë maksimale.

Sipas New York Post , José Luis Callisaya Diaz, i njohur gjithashtu me pseudonimin (Merimanga) tentoi të arratisej nga burgu Chonchocoro në fillim të këtij muaji i maskuar si një dele.

I burgosuri u mbështoll me një lëkurë deleje dhe pa u vënë re nga gardianët, arriti në gardhin e jashtëm të burgut. 

Plani i të burgosurit të guximshëm ishte që të largohej ngadalë nëpër livadhin që rrethonte burgun, duke përfituar nga kushtet e këqija të motit që do ta vështirësonin dukshmërinë .

Për fatin e keq të Diaz, një nga rojet e kuptoi se ai nuk ishte në qelinë e tij dhe ngriti alarmin, me të cilin u gjurmua menjëherë pas kësaj. 

Fotot e tentativës së çuditshme të arratisjes tregojnë të burgosurin me të katër këmbët të mbështjellë me lëkurë deleje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco