Këto ushqime konsiderohen si fajtorët më të mëdhenj për shtimin në peshë

Këto ushqime konsiderohen si fajtorët më të mëdhenj për shtimin në peshë

09:10, 16/02/2023

Metabolizmi përfshin shumë procese që rregullojnë funksionet kimike dhe metabolike të trupit tonë, që nga temperatura e trupit, tretja, qarkullimi i gjakut, rregullimi i hormoneve e deri te frymëmarrja jonë. Metabolizmi shpesh mendohet si shkalla me të cilën ne përdorim kaloritë që shpenzojmë për të ruajtur, humbur ose fituar peshë.

Megjithëse shumë faktorë të ndryshëm ndikojnë në shkallën e metabolizmit, duke përfshirë çrregullimet endokrine ose metabolike, masën muskulore, moshën, gjininë, gjenetikën dhe nivelin e aktivitetit fizik, dietologia Molly Hembree thotë për  “Eat This” se disa ushqime gjithashtu mund të kontribuojnë ndjeshëm në ngadalësimin e metabolizmin dhe rrjedhimisht akumulimin e kilogramëve të tepërt.

Ushqimet, konsumimi i të cilave çon në një metabolizëm më të ngadaltë janë:

mishi me përmbajtje të lartë yndyrore

ëmbëlsirat

ushqimi ultra i përpunuar

pijet alkolike.

Këto ushqime konsiderohen si fajtorët më të mëdhenj për shtimin në peshë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco