I riu kroat s’mund të gjejë të dashur, shkak ngjashmëria e tij me Aleksandar Vuçiqin

I riu kroat s’mund të gjejë të dashur, shkak ngjashmëria e tij me Aleksandar Vuçiqin

19:40, 04/02/2023

Një i ri i quajtur Born nga Kroacia është në telashe për shkak të pamjes së tij.

Media kroate Hronika shkruan se Borni është në kërkim të shpirtit binjak, por ngjashmëria që ka me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, e pengon një gjë të tillë.

Në rrjetin social Tinder nuk ka shumë kërkesa, por e vetmja gjë që ka rëndësi për të është që të dashurën e tij potenciale të mos e shqetësojë fakti që i ngjan presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Nëse doni një person të pjekur me ju, dhe nuk ju shqetëson që unë dukem si Vuçiq, atëherë thjesht “rrëshqisni” djathtas”, ka shkruar ai bashkë me foton në këtë rrjet social.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco