Njerëzit që do të shkojnë në Hënë a Mars, në të ardhmen mund të jetojnë në shtëpi 'të rritura' nga kërpudhat

Njerëzit që do të shkojnë në Hënë a Mars, në të ardhmen mund të jetojnë në shtëpi 'të rritura' nga kërpudhat

13:18, 03/02/2023

Ato një ditë do të jenë shtëpi për njerëzit në Hënë ose Mars, por tani për tani, habitatet e para testuese jashtëtokësore po ndërtohen në Tokë me ndihmën e një materiali të papritur: kërpudhave.

Firma amerikane e arkitekturës Red House po punon me NASA-n dhe Qendrën për Atomet të Institutit të Teknologjisë në Massachusetts për të ndërtuar bio-habitate të reja - shtëpi të bëra nga organizma të gjallë - në hapësirë.

Red House po përzien biomasën e mbeturinave nga "shkurre shkelëset" famëkeqe të Namibisë - një specie pushtuese që kullon ujërat nëntokësore, duke bërë që zonat pjellore të kthehen në shkretëtirë – me mycelium, një kërpudhë, struktura e së cilës është një rrjet nëntokësor fibrash lidhëse.

Qëllimi është krijimi i ushqimit dhe në këtë rast, një material ndërtimi i qëndrueshëm që thuhet se është më i fortë se betoni.

Myceliumi ka veti unike "që veprojnë si një ngjitës për të lidhur substrate të tilla si mbeturinat e ndërtimit dhe bimët së bashku," tha Christopher Maurer, themeluesi dhe arkitekti kryesor në Red House, për Euroneës Next.

Si do të “rriten” shtëpitë në Mars?

Megjithatë, biomasa do të jetë më e ndërlikuar për t'u prodhuar në hapësirën e jashtme, "sepse nuk ka biologji… asgjë ku kërpudha mycelium të rritet", thotë Maurer.

Por firma ka qenë e vendosur të krijojë një dizajn jashtëtokësor duke përdorur materiale nga rrjedhat e mbeturinave këtu në Tokë.

 

 

 

Ata parashikojnë një mision pa ekuipazh që të mbërrijë në Mars me një strehë të palosur brenda një qeseje të mbyllur me alga të dehidratuara (më konkretisht chaetomorpha, ose smerald deti siç njihet) dhe mycelium të fjetur.

Një herë në vend, një automjet rover në sipërfaqen e Marsit do të injektonte dioksid karboni, azot dhe ujë me burim nga Planeti i Kuq në çantën e mbyllur për të rihidratuar algat.

“Është si të hedhësh në erë një tullumbace”, tha Maurer.

Reaksioni do të prodhojë oksigjen i cili do të rimbushë strukturën ndërsa në të njëjtën kohë do të ushqejë mycelium.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco