Fundi i botës afër: ora e Kijametit në 90 sekonda deri në mesnatë

Fundi i botës afër: ora e Kijametit në 90 sekonda deri në mesnatë

11:52, 25/01/2023

Toka nuk ka qenë kurrë kaq afër Harmagedonit.

Ora e Kijametit shënon vetëm 90 sekonda deri në mesnatë. 

Me luftën në Ukrainë dhe frikën e shtuar për një tragjedi bërthamore, akrepat e "Orës së Fundit" u zhvendosën përpara këtë vit nga 100 sekonda në 2022, duke sinjalizuar afrimin e ditës së gjykimit për njerëzimin. 

"Ne jetojmë në një kohë rreziku të paprecedentë dhe Ora e Kijametit pasqyron këtë realitet," shpjegoi Rachel Bronson, numri një i Buletinit të Shkencëtarëve Atomik, organizata që mat çdo vit pulsin e rreziqeve të një holokausti bërthamor dhe më gjerë. 

Harmagedoni që po afrohet i atribuohet "në një pjesë të madhe, por jo vetëm, pushtimit rus të Ukrainës dhe rrezikut në rritje të një përshkallëzimi bërthamor", shkruajnë shkencëtarët, të cilët për herë të parë publikuan deklaratën me vendimin e tyre në gjuhën ruse dhe ukrainase në një përpjekje që këto dy kryeqytete të marrin paralajmërimin.

"Qeveria e SHBA, aleatët e saj në NATO dhe Ukraina kanë kanale të shumta dialogu. Ne u kërkojmë liderëve t'i eksplorojnë" në mënyrë që të mund ta zhvendosim orën mbrapa dhe të largojmë fundin, shtoi Bronson.

Ora e Fundit të Gjykimit "tingëllon alarmin për të gjithë njerëzimin . Ne jemi në buzë, por udhëheqësit tanë nuk po veprojnë aq shpejt sa për të siguruar një planet paqësor dhe të jetueshëm," denoncoi ish-komisionerja e lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Mary Robinson.

Ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon i bëri jehonë asaj: "Jemi afër mesnatës dhe kjo tregon se si bota është bërë më e rrezikshme në vazhdën e pandemisë, klimës dhe luftës skandaloze të Rusisë në Ukrainë". / Tgcom
 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco