Pesë mënyra për ta dashur veten pak më shumë këtë dimër

Pesë mënyra për ta dashur veten pak më shumë këtë dimër

17:45, 26/12/2022

Pavarësisht nëse është stina juaj e preferuar apo jo, sezoni i dimrit ka mbërritur dhe është koha e përsosur për t’u përkëdhelur dhe sigurisht për ta dashuruar pak më shumë.

Përdoreni këtë sezon festash dhe muajt në vijim, si një mundësi për të pushuar dhe për t’i dhënë vetes pak dashuri.

Këto janë pesë mënyra efektive për ta bërë këtë:

Kaloni pak kohë me veten në natyrë

Dilni për shëtitje në shi ose ecni në malet me dëborë, ose buzë detit, kjo do t’ju sjellë më afër natyrës dhe vetes. Lidhja me natyrën është një mënyrë e shkëlqyer për t’u rilidhur me botën tonë të brendshme dhe universin. Vini re të gjitha detajet rreth jush, dëgjoni tingujt e ambientit ku ndodheni dhe thithni ajrin e freskët. Me siguri do të ndiheni më mirë.

Provoni receta të reja gatimi

Pavarësisht nëse e doni gatimin, dimri dhe pushimet janë mundësia më e mirë për t’u dhënë pas këtij hobi.

Vendoseni si synim të provoni një recetë të re çdo javë, kështu që do të fitoni një hobi të ri.

Shijoni një spa në kushte shtëpie

Ndizni qirinj, mbushni një gotë verë dhe vendosni muzikë në sfond. Zhytuni në ujin e ngrohtë dhe lërini aromat e qirinjve tuaj të preferuar t’ju magjepsin.

Qëndroni nën dritën e qirinjve dhe vizualizoni qëllimet dhe ëndrrat tuaja

Mund të dëgjoni njëkohësisht muzikën tuaj të preferuar dhe të reflektoni për atë që funksionon dhe çfarë nuk funksionon më në jetën tuaj, çfarë duhet ndryshuar ose rregulluar.

Fikni celularin dhe thjesht “lidhuni” thellë me veten.

Mbështilluni në batanijen tuaj të ngrohtë, mbushni gotën me pijen tuaj të preferuar, merrni librin tuaj në dorë dhe lëreni pasdite të rrjedhë

Ndonjëherë gjithçka që i nevojitet trurit tonë është të shkëputet nga gjithçka. Nuk ka mënyrë më të mirë për ta bërë këtë sesa të lexoni një libër.

Dhe nëse po kërkoni një libër të mirë për të lexuar, mund të merrni ide nga lista e librave më të mirë të vitit 2022.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco