‘Bombë’, ‘Pushkë’ dhe ‘Satelit’, emrat e rinj të fëmijëve në Korenë e Veriut

‘Bombë’, ‘Pushkë’ dhe ‘Satelit’, emrat e rinj të fëmijëve në Korenë e Veriut

21:29, 03/12/2022

Koreja e Veriut ka urdhëruar prindërit e rinj që t’i vënë fëmijëve të tyre emra patriotikë dhe të fortë, të tipit “Bombë” apo “Pushkë”.

Gjithashtu, ata që kanë emra të butë si A Ri (Dashuri), duhet ta ndërrojnë me një tjetër më ideologjik, ushtarak apo “revolucionar”.

Emrat e përshtatshëm për regjimin koreano-verior janë Chong Il (Pushkë), Chung Sim (Besnik), Pok Il (Bombë) apo Ui Song (satelit).

Zyrtarët mendojnë se emrat e “butë” janë një trend i Koresë së Jugut dhe një kopje e “kulturës dekadente perëndimore”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco