'I dashur shef, faleminderit për dy javë pushim', tifozi japonez bëhet viral me posterin në Kupën e Botës

'I dashur shef, faleminderit për dy javë pushim', tifozi japonez bëhet viral me posterin në Kupën e Botës

17:47, 24/11/2022

Një tifoz japonez u bë viral me posterin e tij të veçantë në tribunat e stadiumit Khalifa International në Doha të Katarit, ku po mbahet kampionati botëror.

Ai në këtë letër falënderoi shefin që ia dha dy javë pushim për Kupën e Botës.

Tifozi u pa gjatë ndeshjes hapëse të Kupës së Botës midis Japonisë dhe Gjermanisë që u zhvillua të mërkurën.

Image

“I dashur shef, faleminderit për dy javët e mia të pushimit”, shkroi ai në kartonin të cilin e mbante në duar.

Me t’u parë ai në stadium, imazhi i tifozit u bë viral në rrjetet sociale.

Japonia mposhti Gjermaninë me rezultat 2:1, falë golave të Ritsu Doan dhe Takuma Asano.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco