Suedi/ I gjithë kopshti zoologjik në kërkim të bufit të arratisur

Suedi/ I gjithë kopshti zoologjik në kërkim të bufit të arratisur

16:41, 24/11/2022

Një kopsht zoologjik në Suedi tha se zyrtarët po kërkojnë për një buf gjigant që u arratis së bashku me një shpend tjetër dy ditë më parë.

Kopshti zoologjik Skansen në Stokholm bëri me dije se dy kukuvajka të mëdhenj gri, të quajtur Percy dhe Barr, u arratisën nga ndërtesa të hënën mbrëma. Mirëpo, bufi më i vjetër, Percy, u vendos më vonë në mjediset e kopshtit zoologjik.

Ndërsa, Barr mbeti i lirë të mërkurën dhe zyrtarët janë ende duke u përpjekur për ta gjetur atë.

Një zëdhënëse e kopshtit zoologjik tha se Barr nuk përbën kërcënim për publikun. Ajo tha se bufi është mësuar me kontaktin njerëzor dhe është shumë miqësor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco