NASA rikthehet në Hënë, Orion kalon 129 km mbi sipërfaqen e satelitit natyror

NASA rikthehet në Hënë, Orion kalon 129 km mbi sipërfaqen e satelitit natyror

20:14, 21/11/2022

Anija kozmike Orion e NASA -s ka arritur në objektivin që i ishte vendosur për udhëtimin e saj hënor dhe tashmë ndodhet në pjesën e pasme të satelitit tonë natyror. 

Më herët gjatë misionit të saj, anija fluturuese e NASA-s ka shkrepur edhe një selfie përpara se të bënte afrimin e saj të parë afër Hënës sot.

Fotoja me rezolucion të lartë, e kapur të premten, tregon modulin e ekuipazhit në formë koni horizontalisht teksa bën udhëtimin e tij drejt fqinjit tonë qiellor. 

Orion e bëri selfie-n duke përdorur një kamerë të montuar në krahun e saj të rrjetit diellor gjatë një inspektimi rutinë të jashtëm të anijes kozmike në ditën e tretë të misionit Artemis I.

Tashmë është shkrepur një imazh mahnitës “blu mermeri” i Tokës nëntë orë në udhëtimin e saj epik.

Pas nisjes të mërkurën e kaluar, Orion do të nisë fluturimin e tij të parë hënor sot. Anija kozmike pa pilot do të kalojë rreth 80 milje (129 km) mbi sipërfaqen hënore, sipas NASA-s. Shkencëtarët e humbën kontaktin me Orion-in rreth orës 1.26 të pasdites pasi ajo kalonte pas hënës për afërsisht 34 minuta.

Nëse doni të ndiqni udhëtimin e Orion gjatë misionit të saj rreth Hënës, mund të klikoni KËTU.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco