Pse ju pëlqejnë djemtë që nuk ua kthejnë pëlqimin?

Pse ju pëlqejnë djemtë që nuk ua kthejnë pëlqimin?

16:43, 21/11/2022

 

Pse disa gra vazhdojnë të bien në dashuri me burra që nuk ua kthejnë ndjenjat?


•Jeni duke projektuar atë që dëshironi të jetë e vërtetë.

Projeksioni është një term që përdoret shpesh në psikologji për të përshkruar mënyrat në të cilat ne priremi t’i shohim gjërat tek një person tjetër që nuk vlejnë për ta.

Në përrallat e vjetra, projeksioni përshkruhej me pluhur ose lloje të tjera magjie që do të magjepsnin personazhet dhe do të zgjonin ndjenjat e tyre të dashurisë së vërtetë.

Në jetën reale, projeksionet funksionojnë më fort kur ne admirojmë një person nga distanca.
Ne nuk arrijmë të shohim “të metat” që do të bëheshin më të dukshme nëse do të jetonim me personin çdo ditë.

•Keni frikë nga intimiteti.
Disa njerëz e bëjnë zakon të shmangin dashurinë e vërtetë si një mënyrë për të mbrojtur veten. Ata ikin që të mos lëndohen.
Zgjatja e kërkimit për dashurinë në këtë rast, ndjekja e saj kur është e pakënaqur bëhet një mënyrë për të mbajtur ndjesinë e të qenit i dashuruar pa rrezik.

Ndjekja pas personit të pamundur kthehet në një ujdi ku ne kënaqim dëshirën tonë për lidhje dhe nevojën tonë për të mbrojtur ndjenjat tona të pambrojtura në të njëjtën kohë.

Të qëndruarit të fiksuar pas dikujt që nuk na do, na lejon të ndiejmë intensitetin dhe pasionin e përfshirë në një marrëdhënie pa rrezikun e angazhimit.
Nëse vërtet dëshironi një lidhje, mbani mend se nuk do të ndodhë pa dy persona që kanë të njëjtat ndjenja në të njëjtën kohë.
Është e vështirë, por e nevojshme t’i hedhësh një sy vetes, e di se çfarë po të pengon të gjesh dashurinë.
Merrni një rrezik, jini të pambrojtur dhe merrni një shans për dashurinë e vërtetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco