Ky qytet italian po i paguan njerëzit 30 mijë euro për të jetuar atje

Ky qytet italian po i paguan njerëzit 30 mijë euro për të jetuar atje

07:45, 21/11/2022

Qytetet në të gjithë Italinë janë duke garuar për të nisur skema të zgjuara që synojnë të joshin banorët e rinj për të ringjallur pasurinë e tyre.

Nga shtëpitë e rrënuara që shiten për pak më shumë se 1 euro, te shtëpitë e gatshme për banim me çmime të ulëta, ka pasur një furi konkurrence.

Qyteti piktoresk i Presicce në rajonin me diell të Pulias, është i fundit që hyn në lojë me një ofertë joshëse. Zyrtarët thonë se do t’u paguajnë njerëzve deri në 30 mijë euro për të blerë një banesë të zbrazët dhe për të marrë një vendbanim, raporton CNN.

Edhe më mirë, shtëpitë në shitje si pjesë e marrëveshjes janë me çmim prej rreth 25 mijë eurove. Ashtu si pronat e tjera të lira në shitje në të gjithë Italinë, ato janë braktisur prej kohësh nga pronarët e tyre origjinal.
Dhe si një bonus shtesë, vendndodhja është e pabesueshme, e rrethuar nga natyra e zonës Salento në thembër të çizmes së Italisë dhe afër plazheve dhe ujërave të pastra të Santa Maria di Leuca.
Së bashku, Presicce dhe Acquarica tani kanë rreth nëntë mijë banorë, por vetëm gjysma e popullsisë jeton në pjesën më të vjetër të komunitetit.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco