Në të e gjejmë 'çlirimin', sot është Dita Botërore e Tualetit

Në të e gjejmë 'çlirimin', sot është Dita Botërore e Tualetit

16:04, 19/11/2022

Çdo vit më 19 nëntor, bota feston Ditën Botërore të Tualetit.

Kjo nuk është një ditë e shënuar për shaka, por qëllimi i saj është që të trajtojë krizën globale sanitare dhe të tërheqë vëmendjen ndaj atyre që nuk kanë kanalizime.

Tualetet mund të duken thjesht si një komoditet, por ato shpëtojnë jetë.

Një nga Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së është të sigurojë kanalizime për të gjithë deri në vitin 2030.

Sot, 4.2 miliardë njerëz në të gjithë botën nuk kanë akses në kanalizimet e menaxhuara në mënyrë të sigurt, që do të thotë se kjo është më shumë se gjysma e popullsisë globale.

Të paktën 2 miliardë njerëz përdorin ujë të pijshëm që është i kontaminuar me feces njerëzore.

Rreth 432 mijë vdekje nga diarrea ndodhin çdo vit për shkak të higjienës joadekuate dhe rreth 670 milionë njerëz në mbarë botën janë të detyruar të praktikojnë jashtëqitjen e hapur.

Jo vetëm që tualetet ofrojnë pastërti, por ato gjithashtu ndihmojnë individët të ruajnë dinjitetin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco