VIDEO/ I riu i propozon të dashurës me një unazë prej sheqeri, surpriza dështon

VIDEO/ I riu i propozon të dashurës me një unazë prej sheqeri, surpriza dështon

09:25, 06/10/2022

Supozohej që propozimi në sytë e shumë njerëzve do të përfundonte me një “Po” dhe puthjen më romantike ndonjëherë, por ky nuk ishte rasti.

Një djalë vendosi të propozojë të dashurën e tij gjatë një loje bejsbolli në SHBA, e ndërsa njerëzit në stadium e panë atë teksa përgatitej, u vendos që momenti i veçantë të transmetohej në ekranin gjigant.

Megjithatë gjërat shkuan totalisht ndryshe. Fillimisht i riu e ndaloi të dashurën e tij ndërsa ajo po zbriste shkallët, e puthi, i tha “Të dua” dhe u ul në njërin gju për të vazhduar propozimin për martesë.

Por përpjekja e tij rezultoi një dështim pasi në kutinë e zezë që po mbantë në dore ndodhej një unazë me gjel sheqeri, gjë e cila irritoi të dashurën e tij.

Ajo e pyeti: Çfarë po ndodh me ty dhe i lëshoi në fytyrë pijen që kishte në duar.

 

@canadianpartylife Shes said yes😍 #proposal #jays #toronto #foryourpage #fyp #baseball ♬ original sound - Canadianpartylife

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco