Parashikimi astrologjik për të gjitha shenjat e horoskopit sipas Meri Shehut

Parashikimi astrologjik për të gjitha shenjat e horoskopit sipas Meri Shehut

12:08, 04/10/2022

Astrologia e njohur Meri Shehu në një status të saj në Facebook ka dhënë parashikimin e saj për të gjitha shenjat për muajin tetor.

Ajo i ka renditur ato nga ajo me më pak fat deri tek më e favorizuara:

12 – Demi

Çlirohen në çështjet ekonomike me ikjen e Mërkurit të kundërt ndaj kjo i sjell në ujërat e tyre të sigurisë sepse do fitojnë më shumë pikë në këtë fushë. Hëna e plotë në Dash nuk i jep stabilitet në lidhje me shëndetin dhe punën. Kujdes zhgënjimet në dashuri.

11 – Gaforrja

Hëna e plotë në Dash nuk i jep stabilitet në lidhje me karrierën ndaj janë këto pozicione. Planet dhe projektet e tyre janë të mira, do ecin e përparojnë por kujdes me stabilitetin e tyre në të ardhmen.

10 – Bricjapi

Ka më shumë ecuri në lidhje me çështjet ligjore, çlirohet në kontrata e bashkëpunime, ecën dhe përparon, por kujdes sepse në një punë të dyfishtë do kenë prapaskena ose do hyjnë në një punë të dyshim të falë Neptunit dhe Marsit që kanë katërkëndëshin e vështirë.

9 – Dashi

Ka Hënën e plotë në shenjën e tyre dhe do bien shumë në sy, do marrin iniciativa, do riskojnë me energjinë, do jenë rebelë, por tashmë janë më të çliruar në lidhje me punën e shëndetin.

8 – Peshqit

Duhet të kenë kujdes me ujërat , pijet, jetën e pakontrolluar, tradhtive e pasigurive, por gjithsesi do bëjnë hap të mirë përpara për sa i përket marrëdhënieve, kontratave e bashkëpunimeve.

7 – Luani

Ekonomikisht do dalin shumë mirë dhe çlirohen përfundimisht nga disa brenga ekonomike. Do nisin të kenë një jetë sociale, do shkojnë nëpër mbrëmje, festa e evenimente të rëndësishme. Do kenë shume fat ne dashuri.

6 – Shigjetari

Do shkëlqejnë në dashuri, do kenë sharmin për të dhënë e marrë energji pozitive. Duhet të kenë kujdes në marrëdhëniet në çift ku fillojnë përplasjet e mëdha, pasiguritë, madje edhe divorcet në disa raste.

5 – Virgjëresha

Do merren shumë me veten. Mërkuri i kundërt tashmë nuk është më ndaj do i jepni më shumë planeve e projekteve personale të cilat do ecin e përparojnë. Kujdes në disa bashkëpunime sepse Neptuni përballë shenjës tuaj mund të sjellë probleme në punë me shtetin.

4 – Akrepi

Projektet dhe puna e tyre do shkëlqejë, do merren shumë me jetën sociale. Do bien më në sy. Kujdes mos t’i lodhë energjia e tepërt.

3 – Peshorja

Afërdita dhe Dielli në shenjën e tyre sjell pushtet e famë. Peshorja do arrij nje sukses ne jeten personale Nje ceshtje ekonomike do marri shume drejtim pozitiv Kujdes ne lidhjet me persona te shenjes se BINJAKEVE

2 – Binjakët

Binjakët me Marsin në shenjën e tyre mund të tradhtojnë ose tradhtohen, por do ta gjejnë rrugën e dytë të shpëtimit. Binjaket do arrijne nje sukses ne jeten sociale Nje njohje shume e rendesishme do ti ndihmoj ne momentin e duhur ne qellimet e tyre !Kontaktet me jashte vendit do intensifikohen

1- Ujori

Mbretërojnë përgjatë muajit Tetor dhe këtu dalim te energjia elektrike ku ata mund të ndikojnë. Ujori do kete fatin ne te gjitha fushat dhe energjjne e duhur per te ringjrneruar te gjitha llojet e marredhenieve qe kishin mbetur pezull ne jeten e tyre Ceshtje pune dhe kontaktesh me jashte do vijne ne qender te vemendjes ! Do kenë nje muaji shume erotik!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco