VIDEO/ Si u krijua live fustani për të cilin po gumëzhin sot e gjithë bota?

VIDEO/ Si u krijua live fustani për të cilin po gumëzhin sot e gjithë bota?

18:20, 02/10/2022

Bella Hadid doli në pasarelë në 'Javën e Modës në Paris' me tanga të bardha dhe taka.

Modelja Bella Hadid qëndroi topless në pasarelë në Paris, ndërsa stilistët e spërkatën me llak të bardhë dhe krijuan një fustan me të.

Publiku e priti me duartrokitje të mëdha dhe e admiroi guximin e saj sepse jo të gjithë do të ishin dakord me këtë.

Bella qëndroi plotësisht e palëvizur ndërsa ata aplikuan spërkatjen ndaj saj.

Puna e palodhur e katër artistëve të shtëpisë franceze të modës Coperny përfundoi me një fustan me shpatulla, i cili kishte një të çarë të thellë në fund dhe ndiqte në mënyrë perfekte linjën e Hadid.

Në edicionin final, modelja iu drejtua kamerave dhe pozoi, për të treguar se çfarë kishin bërë saktësisht dizajnerët.

Në audiencë ishte shoqja më e mirë e Bella-s, Kylie Jenner, e cila regjistroi me përpikëri gjithçka në video.

Vitet e fundit, Bela është bërë një nga modelet më të kërkuara në botën e modës, ndërsa karrierën e saj e filloi në vitin 2016 dhe shumë shpejt u shpall modelja e vitit, gjë që siguroi edhe shfaqjen e saj të parë të Victoria's Secret.

 

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vogue France (@voguefrance)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco