Mënyra e lehtë për t’i zbardhur perdet tuaja të ndotura

Mënyra e lehtë për t’i zbardhur perdet tuaja të ndotura

11:51, 03/08/2022

Për shkak të mbajtjes në dhomë gjatë gjithë kohës dhe pirjes së duhanit perdet e bardha shpejt bëhen hiri dhe shkëlqimi i tyre zhduket. Në vend që të rëndoni veten dhe të përpiqeni t’i lani me detergjente të ndryshme të shtrenjta, provoni këtë përbërës.

Duhet të keni provuar shumë mjete për të rikthyer bardhësinë origjinale të perdeve tuaja. Por rrezatimi diellor, gatimi apo ndoshta pirja e duhanit në shtëpi janë faktorë që ndikojnë në ‘thinjat’ dhe detergjentët standardë nuk ndihmojnë.

Por ekziston një trik i thjeshtë që do t’i bëjë perdet tuaja të shkëlqejnë sërish si bora.

Ju mjafton vetëm uthulla dhe kjo është alkoolike. Në lavatriçe së bashku me perdet, në kazan vendosni gjysmë filxhani uthull alkoolike dhe në ndarjen e sipërme detergjentin standard që përdorni. Ato do të dalin plotësisht të bardha. Në të njëjtën mënyrë mund t’i zbardhni peshqirët e hirtë, çarçafët ose mbulesat e tavolinës.

Mos u shqetësoni për erën, ajo do të zhduket plotësisht gjatë larjes, shkruan Good Housekeeping. Përveç kësaj, uthulla është gjithashtu një zbutës natyral që do t’i bëjë rrobat tuaja edhe më të buta.

Procedura për zbardhjen e perdeve, peshqirëve, çarçafëve:

Vendosni gjysmë filxhani uthull alkoolike në kazanin e lavatriçes me rrobat.

Lani rrobat duke përdorur të njëjtin detergjent si zakonisht.

Pas larjes, varni perdet që të thahen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco