Kreatori Etnik Shala: Njerëzit nuk i preferojnë shumë veshjet artistike

Kreatori Etnik Shala: Njerëzit nuk i preferojnë shumë veshjet artistike

11:02, 03/08/2022

Kreatori kosovar, Etnik Shala ka realizuar veshje me goblena.

Ai në emisionin ” Klan O Bus” në Klan Kosova ka treguar se janë mbledhur 250 goblena nëpër pjesë të ndryshme të vendit.

Shala është shprehur se njerëzit nuk i preferojnë shumë veshjet artistike.

“Nuk është që njerëzit preferojnë me u vesh me veshje artistike, por ka gjithmonë njerëz që i pëlqejnë këto veshje dhe mua më motivojnë për të punuar. Njerëzit e veçantë, për raste të veçanta, zgjedhin veshje te veçanta”, tha ai.

Tutje, Shala u shpreh se këto punime janë të bukura edhe të papërpunuara, përcjell Klankosova.tv.

“Ne brezi i ri e kemi për detyrë t’i ruajmë arkivat e bukura që i kemi pas ndër vite, pak a shumë koleksionet e mia janë kornizë e një pune të bukur që është shfaqur ma herët, këto janë të bukura edhe ashtu siç janë”, u shpreh tutje ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco