Ju nuk mund t’i besoni vërtet një burri derisa t’i përgjigjeni këtyre pyetjeve

Ju nuk mund t’i besoni vërtet një burri derisa t’i përgjigjeni këtyre pyetjeve

10:06, 03/08/2022

Besimi është një nga emocionet më të vlefshme që kemi.
Kur ju nuk dëshironi të jeni plotësisht të ruajtur gjatë gjithë kohës, dhënia e besimit tuaj te dikush shumë shpejt e bën të lehtë lëndimin.

Kur dalim me dikë të ri, si ta vlerësojmë besueshmërinë e tij?

1-Si e njoha këtë person?
Dikë që e keni takuar përmes një miku mund të jetë më i besueshëm se një i huaj që keni takuar në një klub dy fundjavë më parë.

2-Sa hapet ai gjatë bisedave?

Ka djem që pëlqejnë të flasin për veten e tyre, por një djalë që refuzon të flasë për jetën e tij ose ndjenjat e tij tregon se ka diçka që është i detyruar të fshehë.
Mund të ketë një grua dhe familje të fshehtë, ose probleme të besimit që nuk ja keni ju fajin.

3-Prej sa kohësh e njoh këtë person?

Nëse e keni të vështirë t’i besoni djalit që e njihni prej pesë vitesh, por ndërkohë keni filluar të takoheni me djem të tjerê, pyesni veten pse.

4-Si sillet ai në rrjetet sociale?
A është i njëjti person në internet me atë jashtë linje?

5-Sa mirë i mban ky person kontaktet?
Nëse jeni duke u takuar , a mendoni se ai mban kontakte të rregullta me ju?
A u përgjigjet teksteve në kohën e duhur? A ju tregon ai planet e tij?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco