Kjo është arsyeja përse s'duhet ta përdorni kurrë celularin në tualet

Kjo është arsyeja përse s'duhet ta përdorni kurrë celularin në tualet

23:55, 01/08/2022

Në rregull, po e teprojmë dhe nuk do t’ju detyrojmë të hiqni dorë nga celulari, por vlen për t’u theksuar se ekziston një vend, ku celulari është rreptësishtë i ndaluar, tualeti.

Telefonat e zgjuar duket se na janë ngjitur në dorë dhe nuk mund të shkojmë në asnjë vend pa të, por për disa minuta në ditë të gjithë mund të bëjnë pa telefonin e tyre.

Dr. Lisa Ackerly, specialist higjiene, pohon se në sipërfaqen e telefonit mund të ngjiten baktere si salmonella, esherika koli etj duke u shndërruar në një pajisje shumë të rrezikshme për shëndetin tonë. E mbani mend, herën e fundit që keni fshirë celularin? Me shumë mundësi, jo sepse nuk e keni bërë kurrë.

Duart i lani në tualet, por ekranin e telefonit jo. Veprimi i radhës me shumë mundësi është bërja e një telefonate dhe prekja e lëkurës me atë telefon.

Të gjitha bakteret dhe papastërtitë kalojnë në organizmin tonë përmes qelizave.

Mund të prekeni nga infeksioni, sëmundjet virale e jo vetëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco