FOTO/ Astronomët zbulojnë yllin 'më të shpejtë' në galaktikë

FOTO/ Astronomët zbulojnë yllin 'më të shpejtë' në galaktikë

09:53, 18/07/2022

 

Astronomët kanë zbuluar një yll super të shpejtë që mund të rrotullohet rreth një vrime të zezë në kohë rekord.

Ylli, i quajtur S4716 orbiton në qendër të galaktikës sonë.

Studiuesit kanë zbuluar se ylli rrotullohet rreth vrimës së zezë, e cila ka një gjatësi prej 23.5 milionë kilometrash, në vetëm katër vjet – që është periudha më e shkurtër orbitale e çdo ylli.

Kjo do të thotë se ylli po udhëton me shpejtësi jashtëzakonisht të shpejte prej rreth 18 milionë mph (29 milionë km/h), ose gati 5000 milje çdo sekondë.

Image

S4716 u zbulua nga studiues në Universitetin e Këlnit dhe Universitetin Masaryk.

Gjithsej pesë teleskopë ishin të nevojshëm për të vëzhguar yllin.

Pasi vëzhguan S4716 për gati 20 vjet, shkencëtarët zbuluan se ylli lëviz me një shpejtësi prej 8,000 kilometrash në sekondë.

“Që një yll të ishte në një orbitë të qëndrueshme kaq afër dhe të shpejtë në afërsi të një vrime të zezë supermasive ishte krejtësisht e papritur dhe shënon kufirin që mund të vëzhgohet me teleskopët tradicionalë”, tha Dr Florian Peissker, autori kryesor i studimit të ri.

S4716 është pjesë e një grupi të dendur yjesh të quajtur grupi S-yjor ose grupi Shigjetari A* i cili përmban rreth 100 yje që lëvizin shpejt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco