Foshnjat që ushqehen me gji për një vit ose më gjatë, kanë aftësi më të zhvilluara njohëse

Foshnjat që ushqehen me gji për një vit ose më gjatë, kanë aftësi më të zhvilluara njohëse

20:55, 13/07/2022

Foshnjat që ushqehen me gji për një vit ose më gjatë kanë aftësi më të zhvilluara njohëse (kognitive) në krahasim me ato që ushqehen me gji për një periudhë më të shkurtër kohore, ka zbuluar një studim i ri.

Studiuesit nga Universiteti i Oksfordit analizuan të dhënat e 7.855 foshnjave të lindura midis viteve 2000 dhe 2002. Zhvillimi i tyre u ndoq për 14 vjet.

Fëmijët që ushqeheshin me gji për më gjatë, kishin rezultate më të mira në testet që u kryen kur ishin pesë, shtatë, 11 dhe 14 vjeç.

Ndryshe, Britania e Madhe ka një nga normat më të ulëta të ushqyerjes me gji në botë. Shërbimi Kombëtar i Shëndetit (NHS) u rekomandon nënave t’i ushqejnë me gji foshnjat e tyre për gjashtë muajt e parë.

Hulumtimet mbi ushqyerjen e foshnjave treguan se 81 për qind e nënave fillimisht u përpoqën t’i ushqenin me gji, por së shpejti më shumë se gjysma e foshnjave filluan të konsumonin një lloj formule qumështi të përshtatur. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco