Nëse nuk thoni dot 'Më fal' me fjalë mund ta bëni me këto gjeste

Nëse nuk thoni dot 'Më fal' me fjalë mund ta bëni me këto gjeste

13:17, 13/07/2022

Ndonjëherë “Më fal” thjesht nuk është e mjaftueshme ose ndonjëherë mund të jetë jo shumë efektive, gjithmonë duhet të kërkoni ide dhe mënyra kreative për të thënë se ju vjen keq .
Qoftë ky miku juaj, anëtari i familjes apo edhe bashkëshorti juaj të cilin e keni zemëruar shumë kohët e fundit.

Ja disa mënyra si të kërkoni ndjesë me gjeste kuptimplota:

1-Thuaj “Më fal” në mënyrën tënde duke krijuar një libër dashurie dhe kushtoji çdo faqe për ti thënë pse e do këtë person.

2-Krijoni mesazhe sekrete në vende që një person nuk do t’i imagjinonte kurrë, si brenda dollapit ose poshtë makinës së kafesë. Sigurohuni që të lini një copë letër mbi të, në mënyrë që ata të mund të gjejnë mesazhin.

3-Nëse jeni grindur me dikë me të cilin jetoni, si burri ose motra juaj, vendosni veshjen e tyre të preferuar, lëreni në shtrat me një ftesë të vogël për në kinema ose në një restorant të veçantë.

4-Mbështilleni çokollatën e tyre të preferuar ose pakon me karamele dhe ngjisni një shënim në të duke thënë: “Gëzo në çdo kafshatë të kësaj çokollate. Ëmbëlsira i bën gjërat më mirë. Unë të dua.”

5-Thuaj “Më fal” në një mënyrë krijuese duke i sjellë pijen e tyre të preferuar të ftohtë dhe duke e paketuar në një letër ku shkruan “Le ta thyejmë akullon”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco