“Delet janë jeta ime”, 53-vjeçari që kujdeset për 1600 dele

“Delet janë jeta ime”, 53-vjeçari që kujdeset për 1600 dele

12:18, 04/07/2022

Pas kullotjes që bëjnë, ky vend me hije i bashkon delet bashkë me pronarin e tyre.

Kujdesin dhe kohën që Naim Gojnovci ia kushton deleve, bënë që shoqëria me to të jetë e ngushtë.

Familja Gojnovci nga Lismiri i Fushë Kosovës, kultivimin e deleve e ka të trashëguar me breza.

Në një intervistë për emisionin e mëngjesit në T7, “#Gjesi”, Gojnovci thotë se përfitimet prej tyre nuk janë të mëdha, por shton se këtë punë nuk do ta ndërronte me asgjë tjetër.

Kullosja e tyre afër fushave të Obiliqit, ku edhe prodhohet rryma, nuk paraqet ndonjë pengesë për të.

Përveç kujdesit të Gojnovcit, delet kanë edhe tre mbikëqyrës të tjerë.

53-vjeçari pret që në të ardhmen ta rrisë edhe më shumë numrin e tyre.

Për ta shikuar materialin, klikoni në vdeo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco