'Me frena floriri dhe timon me lëkurë krokodili', ky Rolls-Royce ka 6 rrota dhe kushton 5 milionë €

'Me frena floriri dhe timon me lëkurë krokodili', ky Rolls-Royce ka 6 rrota dhe kushton 5 milionë €

16:20, 03/07/2022

Një Rolls Royce Phantom mahnitëse me gjashtë rrota është zbuluar nga një punishte makinash me porosi. 

Makina është e bazuar në Phantom 2005 dhe është ndërtuar nga Danton Arts Kustoms, e drejtuar nga francezi Alexandre Danton. 

Ai shpreson ta shesë makinën për pesë milionë euro.

Danton kaloi tre muaj duke e ridizajnuar kryeveprën. Ai ridizajnoi sediljet dhe shtoi lëkurë krokodili në timon. Gjithashtu, ndërmjet sediljeve të përparme është një mbështetëse krahu e mbuluar me lëkurë gjarpri. 

Ndërsa, tamburet e frenave janë të veshura me ar.

Alexandre është mjaft i famshëm për modifikimin e makinave. Ai modifikoi një Porsche 911T të vitit 1971 dhe ndërroi motorin origjinal me një motor Bentley V8 prej 6,75 litrash. 

Në mënyrë të ngjashme, ai ka modifikuar gjithashtu një Lamborghini Espada të vitit 1970.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco