Me këtë tretësirë të bërë në shtëpia, luleshitësit rikuperojnë bimët e vyshkura

Me këtë tretësirë të bërë në shtëpia, luleshitësit rikuperojnë bimët e vyshkura

20:09, 01/07/2022

Gjithçka që ju nevojitet janë këta tre përbërës!

Tretësirat natyrale janë gjithmonë një alternativë më e mirë. Nëse bimët kanë filluar të vyshken, do t’i ktheni në jetë me këtë tretësirë.

Në vend të kimikateve, përdorni këtë tretësirë shtëpiake dhe bimët do të rriten si të çmendura.

Gjithçka që duhet të bëni është të mos i hidhni lëvoren e bananes dhe lëvozhgën e vezës kur i përdorni.

Përbërësit:

– lëvore e 1 bananeje,
– 1 lugë kafe të bluar,
– 1 lëvozhgë veze,
– 300 ml ujë.

Përgatitja:

Hidhini të gjithë përbërësit në një blender dhe përziejini së bashku.

Ujitni bimët tuaja të vyshkura me këtë tretësirë dhe rezultati do të jetë i dukshëm të nesërmen.

Tretësirën mund ta hidhni edhe në një saksi me lulet më të bukura dhe më të shëndetshme dhe ato do të bëhen edhe më të harlisura dhe të gjelbra.

Nëse dëshironi që lulet tuaja të duken gjithmonë të shëndetshme dhe të mahnitshme, përsërisni procedurën herë pas here.

Si ndikojnë këta përbërës te bimët?

Bananet kanë kalium, fosfor dhe kalcium dhe pikërisht për këtë kanë një efekt pozitiv te bimët. Këto minerale ushqyese janë jashtëzakonisht të dobishme për bimët në procesin e rikuperimit. Fosfori në banane gjithashtu ndihmon në rritjen e mirë të rrënjëve dhe lastarëve të rinj.

Lëvozhgat e vezëve përmbajnë mbi 30% kalcium. Përafërsisht çdo guaskë siguron rreth 4 miligramë kalcium. Përveç kalciumit, ato përmbajnë edhe magnez, fosfor, kalium dhe natrium dhe rreth 5% lëndë organike, e cila ka një rëndësi të madhe për cilësinë e tokës.

Lënda organike gjendet në membranën që mbetet në lëvozhgë në formë proteine dhe është një burim i rëndësishëm i azotit. Nëse nuk i lani lëvozhgat e vezëve, përmbajtja e lëndës organike mund të jetë më e lartë.

Këshilla është që të fshini bimën të paktën një herë në javë me një leckë të lagur për të hequr pluhurin dhe për të lejuar që bima të marrë frymë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco