Llojet e flirtimeve që të gjithë duhet t’i provojnë (të paktën) një herë

Llojet e flirtimeve që të gjithë duhet t’i provojnë (të paktën) një herë

10:55, 29/06/2022

Flirtimi është i mirë për shëndetin tuaj dhe ju mban të rinj.

Thjesht përpiquni ta bëni atë në një mënyrë të shkujdesur, të vetëdijshëm se jo të gjithë flirtët janë të destinuar të bëhen diçka e rëndësishme, por ato mund të jenë ende të mira për zemrën dhe disponimin tuaj dhe t’ju japin një vetënesim që ju ndihmon.

Sa flirte ekzistojnë?Pafund!

1-Flirti me ish-in
Nuk ka rëndësi sa kohë ka kaluar, muaj, vite, shumë vite.
Ata do t’ju shkruajnë dhe do t’ju thonë se nuk ju kanë harruar kurrë dhe do t’ju kërkojnë të mbani mend të gjitha momentet e mira që keni kaluar së bashku. Vetëm kujdes nëse ndarja ka qënë shumë e ashpër.

2-Flirtimi e dehur
Pas disa pijeve, ju e doni shumë veten tuaj dhe ju ndodh të mendoni se të përpiqesh të flirtosh me shokun tënd më të mirë, banakierin ose djalin që mendon se ta ka bërë me sy është një ide fantastike.

3-Flirtimi i pashpërblyer
Kujdes,ai mund t’ju ketë ftuar disa herë jashtë, gjithashtu mund të ketë qenë shpesh shumë i sjellshëm me ju por mund të mos ketë të njëjtat qëllime si ju.
Kështu që bëni kujdes të hidheni sepse ndërsa jeni në ajër mund të kuptoni se nuk keni parashutë dhe të rrëzoheni përtokë.

4-Flirtim virtual
Ndonjëherë edhe një bisedë mund t’ju ngrohë zemrën.
Kjo nuk do të thotë se duhet t’i shkosh gjithmonë gjërave në fund dhe nuk do të thotë që një flirt virtual duhet të bëhet diçka reale.
Ndonjëherë është vetëm mirë të ndihesh i dashuruar nga dikush, të marrësh një mesazh në mëngjes kur zgjohesh ose në mbrëmje para se të flesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco