Studimi i ri: Mos e përdorni Facebookun për një javë, do të jeni më të lumtur

Studimi i ri: Mos e përdorni Facebookun për një javë, do të jeni më të lumtur

23:59, 22/06/2022

Të përdorësh rrjetin social Facebook tashmë është bërë një trend, që rrallë ndokush i shpëton, sidomos në radhët e të rinjve.

Por, çfarë ndodh nëse nuk e përdorni Facebook-un për një javë?

Sipas një studimi të kryer në Danimarkë, nëse nuk e përdorni këtë rrjet social, lumturia jonë shtohet.

“Happy Rechearch Institute” ka dalë në përfundimin se nëse nuk qëndrojmë në Facebook, mërzia ikën.

Gjatë studimit rezultoi se 81% e personave që për një javë nuk përdorën Facebook ishin më të lumtur, ndërsa kjo përqindje vinte në rritje me kalimin e ditëve.

Tjetër është se me mbajtjen larg të rrjeteve sociale, shtohet edhe përqëndrimi në të lexuar dhe në të mësuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco